AlbanianSport.com 22/08/2018 17:40
ASNN – Jusein Bolti ka hedhur hapat e parë drejt realizimit të ëndrrës së tij për të qenë pjesë e Mançester Junajtid. Ai ka bërë seancën e parë stërvitore me Australian Kost Mariners. I veshur me kostumin stërvitor, xhamajkani bëri vrapime të shkurtra, ushtrime me topin, si dhe me pjesën tjetër të skuadrës. Kjo është mundësia e tij e parë për të luajtur me kontratë me një ekip të Ligës A të Australisë. Ai tregoi shenja të mira të përgatijes fizike si dhe lëvizje të sakta sidomos me këmbën e majtë.
“Është vetëm dita e parë, e pista me fushën kanë ndryshim, – tha Bolt pas stërvitjes 45-minutëshe. – Ishte një seancë e vështirë, por sidoqoftë ndihem mirë”. Ish-ylli i atletikës botërore, tashmë 32 vjeç, ka një mundësi të mirë të ofruar nga Mariners, pavarësisht provave të dështuara me ekipet në Gjermani, Norvegji dhe Afrikë të Jugut. 8 herë kampioni olimpik, dhe njeriu më i shpejtë në tokë tha se ishte i vendosur të provonte gjithçka deri në arritjen e suksesit.
“Nuk po vendos ndonjë objektiv, unë thjesht po filloj të punoj, – tha ai. – Ky është shansi im i parë për të luajtur në nivel profesionistësh, kështu që nuk di ç’të pres. Unë jam këtu vetëm me një dëshirë për ta shtyrë veten drejt përmirësimit.”. Pavarësisht nga fillimi i një karriere futbolli në një moshë kur shumë mendojnë për mbylljen e saj, Bolt tha se po punon për të realizuar një ëndërr, të luajë në Olld Traford. “Gjithmonë kam ëndërruar për gjëra të mëdha, – tha ai. – Një nga ëndrrat e mia më të mëdha është të luaj për Mançester Junajtid.”