(Video) Bobi, “The Ironman”… Sfida e “njeriut të hekurt”

Share Button

AlbanianSport.com 01/10/2019 07:55

ASNN – Historia e pazakontë e 75-vjeçarit që sfidon moshën dhe garon për ngjyrat kuqezi. Triatloni është një disiplinë sportive sfiduese, por versioni më i skajshëm i saj, ajo e “Njeriut të hekurt” apo “Ironman”, është kulmi i sfidës njerëzore, teksa konkurrentët duhet të përshkojnë 3.86 km not, të ndjekura nga 180 km pedalim dhe që përmbyllen me një maratonë të plotë prej 42 km. Një sfidë fizike edhe për sportistët profesionistë, por kjo nuk e ka penguar 76-vjeçarin Robert Batler ta përmbyllë me sukses këtë garë në Vishi të Francës në fundin e gushtit.

Por si ishte kjo garë për Robertin, apo Bobin, siç e thërrasin shkurt. “Ishte një sektor mjaft i vështirë ai i pedalimit, më i vështirë se ç’e kisha pritur, sepse kishte 1.6 km malore, – rrëfen ai. – Më ishte krijuar ideja që itinerari ishte i rrafshët, por nuk rezultoi ashtu. Në vrapim ia dola të bëja më mirë, pak më tepër se 5 orë, ndonëse do të dëshiroja të isha poshtë 5 orëve, kurse në notim isha mirë, ashtu siç e kisha parashikuar me trajnerin tim.” Por, si ia bën një 75-vjeçar të mbijetojë në një garë mbi 15-orëshe?

“Në garën e “Njeriut të Hekurt” (Ironman) dhe duhet të them që kjo ishte gara e 4-t që bëj në këtë disiplinë, pra nuk ishte hera e parë, ajo që ka rëndësi, është forca mendore, – shpjegon britaniku. – Kur zbret nga biçikleta, ke garuar gjithsej për 10-11 orë, dhe pastaj të duhet të bësh një maratonë të plotë, ti thjesht duhet të jesh në mendësinë e duhur, dhe t’i thuash vetes që tani është vetëm vrapimi drejt finishit. Por vrapimi drejt finishit është plot 42 km.” Megjithatë, atij nuk i ka shkuar ndërmend për asnjë çast të hiqte dorë.

“Kurrë! – përgjigjet ai, duke tundur kokën. – Unë nuk jam tërhequr në asnjërën nga garat e “Njeriut të Hekurt” (Ironman) që kam marrë pjesë. I kam përfunduar të gjitha ato.” Për shtatshkurtërin, një rol të madh në suksesin e tij ka luajtur edhe trajneri i tij. Roli i tij është vendimtar, – thotë Bobi. – Unë kam të njëjtin trajner tanimë prej 12 vitesh, Riçard Hobsoni i “TriLiving”. Ai është vetë një sportist profesionist i triatlonit dhe ai ka konkurruar edhe në Hauai si profesionist. Ai është gjithashtu edhe një trajner olimpik. Roli i trajnerit është vendimtar, nuk ka rëndësi kategoria e moshës të cilës i përket.”

“Pra, nëse dëshiron të garosh, atëherë trajneri është i domosdoshëm”, – shton Batleri, i cili e sheh rastin e tij si një apeli për bashkëmoshatarët, teksa vëren se në Shqipëri, njerëzit e moshës së tij kanë një mori problemesh shëndetësore. “Kjo që bëj unë është paksa e skajshme, pasi unë jam një sportist aktiv prej 30 e ca vjetësh tashmë, – pohon ai. – Por dieta është e rëndësishme, të ushqyerit, mënyra e jetesës dhe natyrisht që marr këshilla të mira nga ime shoqe, e cila është mjeke. Ajo e kontrollon me kujdes dietën time, ajo mbikëqyr shëndetin tim, shenjat e mia jetësore, e të tjera.”

“Unë shpesh bëj analiza gjaku dhe analiza të tjera, – shton veterani. – Kështu që është një ndërthurje e shëndetit me ushtrimet fizike.” Edhe bashkëshortja e Bobit, Eva Sahatçiu, e ve theksin tek dieta dhe jetesa e shëndetshme. Britaniku, i cili mban prej vitesh edhe pasaportën shqiptare, po shkon në Botërorin e Hauait me ngjyrat e Shqipërisë. Si ndjehet ai për këtë dhe çfarë mund të presin shqiptarët prej tij?  “Ne do të japim më të mirën tonë të mundshme, – thotë ai. – Do të stërvitemi për një vit dhe Riçardi trajneri im ka planifikuar stërvitjen e një viti të tërë.’

“Unë do ta shijoj garimin me ngjyrat e Shqipërisë, unë jam i lumtur që jam shqiptar dhe konsiderohem shqiptar, pra, me një fjalë, jam një bir i adoptuar i saj. Prandaj do të bëj padyshim më të mirën për Shqipërinë dhe ne duhet të lëmë shenjë atje dhe e gjithë familja ime do të jetë me mua në Hauai dhe secili prej tyre do të mbajë një flamur shqiptar”, – përfundon Bobi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh