(Video) Bob Batler, britaniku 75-vjeçar që po shkruan historinë për Shqipërinë

Share Button

AlbanianSport.com 28/08/2019 22:25

ASNN – 75-vjeçari përmbyll me sukses garën sfiduese të “Ironman” dhe kualifikohet për në Botërorin e Hauait. Mosha është thjesht një numër… Dhe kjo thënie ka gjetur zbatim pikërisht tek Robert Batleri, i cili ditët e fundit ka shkruar historinë e sportit shqiptar. Roberti, apo shkurt “Bobi”, siç e thërrasin miqtë e tij, ka konkurruar në garën ndërkombëtare të “Njeriut të Hekurt” (Ironman), duke u kualifikuar edhe Botërorin e kësaj disipline, që do të mbahet në Hauai të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ironman është një disiplinë sfiduese dhe në kategorinë e grupmoshës nga 75 deri në 79 vjeç, ku ka konkurruar Bobi, duhen përshkruar 2.4 mije, apo 3.86 km not, të ndjekura nga 180 km pedalim dhe që përmbyllen me një maratonë të plotë prej 42 km. 75-vjeçari i ka përshkuar këto distanca për një total prej 15 orësh, 37 minutash dhe 43 sekondash. Ai e ka nisur garimin e tij në orën 7:13 të mëngjesit, për ta mbyllur atë rreth orës 22:50 të mbrëmjes.

E veçanta e britanikut është se në këtë garë të zhvilluar në Vishi të Francës, ai ka konkurruar për ngjyrat e Shqipërisë, teksa prej vitesh tashmë gëzon edhe nënshtetësinë shqiptare. Batleri i përshkoi 3.86 km e notit për 1 orë, 43 minuta e 50 sekonda, duke vijuar ta mbyllë pedalimin e 180 km për 8 orë, 11 minuta e 58 sekonda dhe duke e kryer maratonën për 5 orë, 13 minuta e 16 sekonda. Përmbyllja e garës nga ana e tij është pritur me ovacione nga konkurrentët e tjerë, teksa 75-vjeçari ka ofruar edhe spektakël për këtë arritje të tij.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh