AlbanianSport.com 09.11.2016 10:40
ASNN – Barcelona mund të quhet si mbretëresha e “tiki-taka”-s, skemës së famshme e lojës me një kontroll të dendur të topit, por sfida më e fundit i ka ardhur nga Blekbërn Roversi.
Në një ndeshje të nivelit të dytë të kampionatit anglez të futbollit, të njohur si “Çempionship”, Blekbërni ka shënuar një gol të pazakontë, teksa janë dashur plot 25 prekje të topit për 50 sekonda, për të përshëndetur rrjetën kundërshtare.
Kush tha që e famshmja “tiki-taka” tingëllon më bukur në spanjisht? Blekbërn Rovers ka dëshmuar se skema e famshme e lojës me një kontroll të dendur të topit, e afirmuar botërisht nga Barcelona, tingëllon po aq bukur në anglisht.
Pavarsisht këtij goli, Blekbërn Rovers renditet në vendin e parafundit të renditjes, në zonën e ftohtë të rënies në kategorinë e 3-të.