AlbanianSport.com 08.12.2016 10:25
ASNN – Ndërprerja e energjisë në takimin Flamurtari-Tirana ishte episodi më i fundit i një serie rastesh të tilla në veprimtaritë sportive në Shqipëri. Përtej problemeve që burojnë nga OSHEE-ja e vërteta e hidhur e këtyre “black-out”-eve të përsëritura është se sporti shqiptar nuk ka plan B për kësi rastesh.
Gjithçka nisi me finalet e Kupës së Shqipërisë në Basketboll për Femra dhe Meshkuj. Në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit energjia u ndërpre plot 4 herë tek finalja e femrave dhe një herë tek meshkujt. Pastaj, fjalën e pati derbi i madh i kryeqytetit
Në këtë rast, përtej një përpjekje të vakët për ta rikthyer energjinë, ajo vijoi të mungonte dhe 27 minutat e mbetura u luajtën të nesërmen. Të martën, stafetën e mori Vlora. Përtej problemeve që burojnë nga OSHEE-ja e vërteta e hidhur e këtyre “black-out”-eve të përsëritura është se sporti shqiptar nuk ka plan B për kësi rastesh.
Shpenzohen miliona lekë për pagat e lojtarëve, për autobusë të shtrenjtë, për rinovimin e stadiumeve, por nuk gjenden dot paratë për një gjenerator që të përballojë emergjenca të tilla.