AlbanianSport.com 16/05/2019 19:15
ASNN – Trajneri i mirënjohur i koshit shqiptar tregon për RTSH aventurën e tij sportive në Itali. Spiro Leka, i cili e shpëtoi Ferrarën e koshit nga rënia një kategori më poshtë në Itali, tanimë e ka hedhur vështrimin tek sfida që e pret për rindërtimin e saj në 3 vitet e ardhshme. Megjithatë, trajneri i mirënjohur e pohon për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar se nuk ka qenë e lehtë për të si shqiptar për të arritur deri këtu.
Për ish-lojtarin e Partizanit, ky sezon i basketbollit shqiptar jep shpresë përtej vështirësive. E ka kaluar gjithë jetën në basketboll, por, nuk harron të dalë nga parket drejt fushës së blertë, për t’i uruar klubit të tij të zemrës fitimin e titullit. Për Spiro Lekën, i cili e shpëtoi Ferrarën e koshit nga rënia një kategori më poshtë, koha e festimeve ka përfunduar tanimë.
Trajneri i mirënjohur shqiptar tanimë e ka hedhur vështrimin tek sfida që e pret. Për 53-vjeçarin, aspekti më i rëndësishëm është ai i ndryshimit të mendësisë, që ai e ka të trashëguar në vetveve. Kreu i stolit të ekipit italian i ka të qarta idetë e tij në rindërtimin e skuadrës. Trajneri shqiptar është i ndërgjegjshëm për rolin e sportit në qytetit e Ferrarës, ku basketbollit bashkëjeton me futbollin.
(Sinkronë Leka)
Një qytet që Lekës i pëlqen dhe ku i kanë krijuar kushte të përshtatshme pune. Megjithatë, trajneri i mirënjohur e pohon për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar se nuk ka qenë e lehtë për të si shqiptar për të arritur deri këtu. Për ish-lojtarin e Partizanit, ky sezon i basketbollit shqiptar jep shpresë përtej vështirësive. Së fundi, Spiro Leka e shikon shpëtimin e sportit tek mbështetja e biznesit, ndërsa vëren sidoqoftë shenja të mira aty-këtu në mjedisin e koshit shqiptar.