(Video) Basketboll / Sot Sllovaki-Shqipëri, Konstandinides: Pres ndeshje të fortë!

Share Button

basketboll-kombetarja-2016-kostandinides-stervitje-sllovaki

AlbanianSport.com 07.09.2016 07:05

ASNN – Shqipëria e basketbollit për meshkuj shkon sonte në ndeshjen e saj të 3-të të vlefshme për Eliminatoret e Evropianit të 2017-ës, atë që do të luajë ndaj Sllovakisë në fushën e kësaj të fundit, duke synuar një rezultat pozitiv. Duke folur për Televizionin Shqiptar, trajneri Antonis Konstandinides është shprehur optimist për një lojë më agresive nga skuadra e tij dhe ka kërkuar që ajo të zbresë në parket me mendësinë e fituesit.

Shqipëria i ka humbur dy ndeshjet e para në kuadër të grupit F të Eliminatoreve të Evropianit të 2017-ës, por, për trajnerin e basketbollit të meshkujve, Antonis Konstandinides, Sllovakia është krejt ndryshe. “Ato ishin dy ndeshje që, nga niveli i lojës dhe kundërshtarit nuk mund të krahasohen aspak me ndeshjen që do të luajmë të mërkurën, sepse janë dy gjërat krejt të ndryshme nga njëra-tjetra, – ka thënë ai. – Pra, nuk mund të bëjmë krahasime midis Gjeorgjisë dhe Malit të Zi, nga njëra anë, dhe Sllovakisë, nga ana tjetër.”

“Për më tepër, Sllovakia ka treguar, ashtu sikundër edhe Shqipëria, një paraqitje me luhatje të shumta në dy ndeshjet e para dhe vjen në sfidën kundër nesh me një kontingjent të ri lojtarësh dhe pa përvojë”, – ka shtuar trajneri qipriot, sipas të cilit, për arsyet e mësipërme, sonte pritet një ndeshje e fortë. “Për ne, më e rëndësishme është ajo që do të bëjmë në parket”, – ka theksuar kreu i stolit të kombëtares kuqezi të koshit të meshkujve.

“Ne duhet të jemi në ndjekje të rezultatit, të jemi në epërsi, në barazim, apo në disavantazh të lehtë deri në fund të ndeshjes dhe të përpiqemi që të fitojmë, – ka këmbëngulur Konstandinides. – Që nga fillimi, për ne dhe për ta, synimi kryesor ishte që të fitojmë përballjet me njëri-tjetrin. Dhe besoj që do të kemi një ndeshje shumë interesante të mërkurën, të fortë dhe të vështirë për të dyja skuadrat. Ndeshja Sllovaki do të luhet sonte në Pallatin e Sportit të Prievidzas, duke nisur nga ora 18:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh