(Video) Basketboll / Prezantohen trajnerët e Kombëtareve të koshit

Share Button

AlbanianSport.com 27/02/2019 19:20

ASNN – Zyrtarizohet emrat e trajnerëve që do të drejtojnë ekipet kuqezi, spikat Bilali tek të rriturit. Të mërkurën pasdite, duke nisur nga ora 16:00, në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova”, në Parkun Olimpik të Tiranës, është zhvilluar ceremonia e prezantimit të trajnerët të rinj të Kombëtareve të basketbollit, duke nisur nga Kombëtarja e të rriturve, ajo e Nën-20-vjeçarëve, ajo e Nën-18-vjeçarëve dhe ajo e Nën-16-vjeçarëve për meshkuj dhe ajo e Nën-18-vjeçareve dhe e Nën-16-vjeçareve për femra.

Në përfundim të kësaj ceremonie, Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ky sport po bën hapa përpara, por në kuadër të të gjithë realitetit shqiptar. Ndërkaq, kreu i organizmit që qeveris koshin shqiptar ka pritshmëri më të larta për këtë cikël eliminator. Një nga emërimet më të spikatura ishte  Kombëtarja e të rriturve të meshkujve, që do të drejtohet nga ish-basketbollisti i njohur Afrim Bilali.

39-vjeçari ka qenë zëvendës-trajner i Kombëtares gjatë këtyre viteve të fundit dhe tanimë promovohet në detyrën e trajnerit të parë. Kombëtarja kuqezi e Nën-18-vjeçarëve do të drejtohet trajneri i rinj Melzin Lazimi, i cili drejton aktualisht kryesuesen e Superligës së meshkujve, Goga Basketin. Ndërkohë që Kombëtarja e Nën-20-vjeçarëve do të drejtohet nga trajneri amerikan Uill Holand dhe ndihmësi i tij shqiptar, Henri Moja, Kombëtarja e Nën-16-vjeçarëve do të drejtohet nga trajneri malazez, Aleksandër Çuroviç.

“Është një kënaqësi për mua që më besohet një detyrë e tillë, – ka deklaruar Çuroviçi. -Kam 6 muaj që po punoj në Tiranë me grupmoshat dhe kam krijuar një ide të përgjithshme. Kemi një kampionat me 13 skuadra dhe një grup prej 150 lojtarësh nga ku unë besoj se do të jemi në gjendje të nxjerrim një 12-she dinjitoze.” Ndërkaq, tek femrat, Kombëtarja e Nën-18-vjeçareve do të drejtohet nga trajnerja aktuale e Shoqatës së Basketbollit të Femrave të Tiranës, Mirza Alibegaj, e cila e ka të qartë misionin e saj me këtë ekip.

Edhe tek Kombëtarja e Nën-16-vjeçareve, do të drejtohet nga trajnerja aktuale e të rriturave të Partizanit, Ledina Koçi, misioni është përfitimi i përvojës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh