AlbanianSport.com 13/07/2019 18:15
ASNN – Nis në tiranë Divizioni C i Evropianit të Nën-16-vjeçarëve. 11 skuadra, betejë për 7 ditë në “Feti Borova”, presidenti Ponari, apel për mbështetje. Divizioni C i Evropianit të Basketbollit për Nën-16-vjeçarët, e para veprimtari kontinentale e koshit që mbahet në Shqipëri, na nisure të dielën pasdreke në Tiranë. Për presidentit e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ky është kurorëzimi i një përpjekjeje të gjatë, ndërsa, sipas tij, investimi në sportin e grupmoshave është i një rëndësie të madhe.
Në mjediset e Sallës Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në kryeqytet ka ngritur siparin Divizioni C i Evropianit të Basketbollit për Nën-16-vjeçarët, e para veprimtari kontinentale e koshit që mbahet në Shqipëri dhe për presidentit e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ky është kurorëzimi i një përpjekjeje të gjatë. Sipas Ponarit, investimi në sportin e grupmoshave është i një rëndësie të madhe. Por kreu i organizmit që qeveris koshin shqiptar e ka vënë sërish theksin tek ajo që ai e quan plagë të sportit.
Shpëtimin e sportit Ponari e sheh tek mbështetja e biznesit. Për këtë arsye ai bën një apel. Divizioni C i Evropianit të Basketbollit për Nën-16-vjeçarët, në të cilin marrin pjesë ekipet përfaqësuese të 11-vendeve, ka nisur të dielën, më 14 korrik, për t’u mbyllur të dielën e ardhshme, më 21 korrik 2019.