AlbanianSport.com 14/11/2018 13:25
ASNN – Vetëm katër pikë ishte në fund diferenca në ndeshjen midis Bashkimit të Prizrenit dhe Kozhuvit të Maqedonisë në kuadër të Ligës Ballkanike, por kjo mjaftoi për skuadrën kosovare të marrë dypikëshin dhe fitoren e parë në këtë edicion të veprimtarisë rajonale të koshit të meshkujve.
Ndeshja u luajt në Pallatin e Sportit “Shezai Surroi” në Prizren dhe ekipi i Bashkimit ia doli më në fund të regjistrojë një fitore të denjë për këtë format, megjithëse nuk u largohet dot vendeve të fundit, pasi ka pësuar humbje në 3 takimet e para. 10-minutëshi i parë u fitua nga miqtë e Kozhuvit 21-23.
Por ekipi vendas e fitoi 10-minutëshin e dytë me shifrat 26-18, duke shkuar në pushimin e madh të ndeshjes në kryesim 47-41. Në pjesën e tretë ishin sërish maqedonasit që fituan 23-13, por në 10-minutëshin e katërt, duke marrë kryesimin dhe të fundit diferencën e bënë sërish vendasit.
Dhe Bashkimi siguroi shifrat 20-12 dhe e fitoi krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 80-76. Pas kësaj fitoreje, e para në katër takime të luajtura, bashkimi ngjitet përkohësisht në vend të 3-të, me 5 pikë. Kurse Kozhuvi ndodhet përkohësisht në vend të 5-të me 3 pikë, sepse ka tri humbje në tri ndeshje të luajtura.
Në Ligën Ballkanike të Basketbollit të Meshkujve (BIBL) luan këtë edicion edhe Teuta e Durrësit, e cila në 3 takimet e para ka marrë po aq fitore dhe është në bashkëkryesim me ekipin bullgar të Beroes së Stara Zagorës, me nga 6 pikë secila.
https://youtu.be/1BDPQUpTO6o