AlbanianSport.com 26/02/2018 07:55
ASNN – Vendësit kanë “fërkuar duart” për mungesën e Hysenagollit, Ndoja e Shima, por dhe Taflaj e Lasku marrin përsipër, por janë shumë pak. Shqipëria i është përgjigjur menjëherë disavantazhit 0-2 me një trepikësh të Shimës. Vendësit kanë thelluar në 7-3, por Faslija e Shima barazon në 7-7. Madje Ndoja na ka nxjerrë në epërsi dy herë, 7-9 dhe 9-11.
Ka një moment të mirë të kuqezinjve, të cilët janë shkëputur deri në 11-18, atje ku kanë shënuar Faslija, Dusha e Ndoja. E këtu bllokohen kuqezinjtë, ndërsa vendësit me një avantazh të pjesshëm 9-0 kanë përmbysur në 20-18. Dhe kanë fituar pjesën e parë 22-20. E dyta është përsëri për Armeninë, me shifrat 19-10 dhe në pushim ka kryesuar 41-30.
Trepikëshat e Taflajt dhe Laskut e kanë afruar Shqipërinë në 54-45. Por vetëm kaq, sepse duke fituar pjesën e tretë 24-21, armenët kanë thelluar në 65-51. Madje janë shkëputur deri në 23 pikë diferencë 77-54. Përfundimisht, edhe e katërta është 19-14 dhe, në përfundim, 84-65 për Armeninë, e cila ka festuar këtë sukses në shtëpi ndaj Shqipërisë.
Duke shpresuar që të bëjë surprizën ndaj Danimarkës në vizitën e 28 qershorit 2018 për të qenë ajo në turin tjetër të Eliminatoreve të Evropianit 2021. Kurse Shqipëria është e detyruar të shijojë fundin e renditjes, sikurse ka ndodhur në të gjitha veprimtaritë e fundit ndërkombëtare të koshit.
Armeni – Shqipëri 84-65
(22-20, 19-10, 24-21, 19-14)
Armenia: Abramian (15), Shrabasz (18), Kostantinov (10), Hes (21), Fisher (16) / Amirkanov (4), Babajan, Podkolzin, Hakobian, Koshinian, Kashatrian. Trajner: N. Bavçeviç
Shqipëria: Taflaj (8), Ndoja (19), Shima (18), Faslija (4), Dusha (2) / Strazimiri, Topalli (4), Shestani, Lilaj (2), Hamati, Lasku (8). Trajner: A. Dukas
Gjyqtarë: S. Krug, I. Putenko (Rusi), O. Manheim (Izrael)