(Video) Basketboll – Meshkuj / Prishtina humb duelin e parë me Vurzburgun

Share Button

AlbanianSport.com 12/12/2018 21:40

ASNN – Një skuadër shqiptare po merr pjesë në Kupën e Evropës, në turin e dytë eliminator. Është fjala për skuadrën e Kosovës, Prishtina, që po nderon koshin shqiptar në rang klubesh. Në kuadër të grupit I të fazës së dytë të “FIBA Europe Cup”, Prishtina u mund të mërkurën në mbrëmje në Gjermani nga skuadra e Oliver Vurzburg, me rezultatin 95-77.

Ishte një ndeshje e madhe e Prishtinës në fushën e klubit gjerman, në një pallat sporti ku kishte shumë tifozë shqiptarë, me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës, por në fund të takimit, edhe pse mjaft i rivalizuar, fituan gjermanët. Gjysma e parë e ndeshjes ishte tërësisht e balancuar, ku 10-minutëshi i parë u fitua nga gjermanët 24-20, ndërsa i dyti nga Prishtina 18-16.

Pra në pushimin e madh të takimit rezultati ishte mjaft i ngushtë 40-38 për Vurzburgun.

Në 10-minutëshin e tretë gjermanët fituan 28-23, një diferencë jo shumë e madhe,e por që detyroi Prishtinën të hapej, të kërkonte medoemos përmbysjen por që s’ia doli dot. Gjermanët e administruan mjaft mirë epërsinë dhe, në kundërsulm, duke përdorur skema të mira taktike dhe efikasitetin.

Ata ia dolën ta fitonin 10-minutëshin e fundit  27-16 dhe krejt ndeshjen 95-77. Me këtë fitore ata marrin kryesimin e grupit I, ndërkohë që Prishtina shpreson të përmbysë në sfidat e tjera, edhe pse kjo do të jetë mjaft e vështirë. Ndeshja tjetër në grupin I, ajo mes Szolno Olaj të Hungarisë dhe Karshijaka e Turqisë u mbyll me fitoren e turqve 74-70. Këto ishin duelet e para në grup, të tjerat vijnë më pas.

 

Oliver Vurzburg – Prishtina                        95-77

(24-20, 16-18, 28-23, 27-16)

 

Renditja:

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Pikë

  1. Vurzburg       1          1          0          2
  2. Karshijaka     1          1          0          2
  3. Prishtina        1          0          1          1
  4. Szolno Olaj   1          0          1          1

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh