AlbanianSport.com 13.11.2016 19:50
ASNN – Basketbolli shqiptar i meshkujve ka luajtur në fundjavë ndeshjet e javës së 5-të në të dy nivelet e tij dhe Tirana ka fituar me rezultatin 103-54 në Vlorë ndaj Flamurtarit, duke vijuar të mbajë vendin e parë në renditje dhe ka konfirmuar që këtë sezon është një skuadër që kërkon titullin “kampion”.
Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka luajtur të shtunën ndeshjen e fundit e javës së 5-të dhe ka ardhur një fitore e thellë e Tiranës përballë Flamurtarit, në takimin e zhvilluar në Pallatin e Sportit në Vlorë dhe pamje të të cilit na i sjell kjo kronikë.
Tirana ka fituar me rezultatin 103-54, duke vijuar të mbajë vendin e parë në renditje dhe ka konfirmuar që këtë sezon është një skuadër që kërkon titullin “kampion” në koshin shqiptar të meshkujve. Dy ndeshjet e para të javës së saj të 6-të, janë luajtur të premten, duke dhuruar surpriza.
Kështu, Vllaznia ka mposhtur Teutën me rezultatin e ngushtë 62-59, ndërsa Kamza Basket ka mposhtur Ardhmëria Basketin me shifrat 68-57. Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë, i ka luajtur të shtunën dy ndeshjet e javës së 5-të të tij.
Tirana Eagles Basket ka fituar bindshëm në Korçë ndaj Skënderbeut vendas, duke triumfuar me shifrat 67-40, ndërsa Apolona ka gjetur në Elbasan fitoren e parë, duke fituar 67-62 ndaj vendasve.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 5-të:
(12 nëntor 2016)
Të shtunën:
Skënderbeu – Tirana Eagles Basket 40-67
Elbasani – Apolonia 6267
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 4 4 0 327-199 8
- Tirana Eagles Basket 4 3 1 264-217 7
- Apolonia 4 2 2 220-300 6
- Elbasani 4 1 3 269-293 5
- Skënderbeu 4 0 4 240-311 4