AlbanianSport.com 15.10.2016 12:55
ASNN – Baskonia-Efes Anadolu ka qenë ndeshja e radhës e Euroligës në basketboll për meshkuj, e transmetuar nga Televizioni Shqiptar. Skuadra spanjolle ka mundur 85-84 turqit e Efesit, në një ndeshje që ka dhuruar emocione, pasi fituesi i saj është përcaktuar vetëm në sekondat e fundit të takimit. Euroliga në Basketboll për Meshkuj ka dhuruar emocione për të gjithë të apasionuarit e këtij sporti.
Nëpërmjet Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, teleshikuesit kanë ndjekur të premten në mbrëmje, ndeshjen Baskonia-Efes e cila është mbyllur me fitoren minimale të skuadrës spanjolle 85-84. Një rekord ky për skuadrën spanjolle që fiton për herë të parë ndaj turqve të Efesit. Në Pallatin e Sportit “Fernando Buesa Arena”, 10 mijë spektatorët kanë ndjekur me ankth një ndeshje të bukur basketbolli.
Ndërsa fituesi i takimit është vendosur vetëm në sekondat e fundit të takimit. Skuadra turke e Efesit ka zhvilluar një lojë të mirë dhe ka qenë në epërsi gjatë gjithë kohës. Pjesa e parë dhe e dytë mbyllet në epërsi të Efesit, me shifrat 49-51. Pra vetëm dy pikë përpara skuadra turke, ku rivaliteti nuk ka munguar. Pas pushimit të ndeshjes, asgjë nuk ndryshon.
Të dyja skuadrat mbrojnë mirë dhe shënojnë në sulmet përkatëse, duke mos lejuar krijimin e diferencën. Me shifrat 68-73 për Efesin mbyllet pjesa e tretë. Në të katërtën vendoset barazpesha në parket dhe janë dashur sekondat e fundit të lojës për të përcaktuar skuadrën fituese. Baskonia fiton me 1 pikë diferencë, 85-84 ndaj Efesit. Lojtari më i mirë i takimit ka qenë Andrea Banjani i Baskonias, me 26 pikë të shënuara.