AlbanianSport.com 18.08.2017 19:50
ASNN – Shqipëria e basketbollit të meshkujve po merr pjesë në grupin B të paraeliminatoreve të Botërorit 2019, ku i ka humbur të 3 ndeshjet e para të saj dhe, si rrjedhojë, nuk ka më shanse për të vijuar për më tej. Për titullarin e koshit kuqezi, Franko Bushati, realiteti duhet pranuar ashtu siç është dhe problem mbetet ndërrimi i brezave.
Duke folur për Televizionin Shqiptar, Bushati shtoi se Kombëtarja dha maksimumin, por sportistët e saj duhet të shndërrohen gradualisht në profesionistë. Rezultati i Shqipërisë së basketbollit të meshkujve ishte rrjedhojë logjike e gjithë gjendjes së këtij sporti dhe vetarani Franko Bushati thekson realiteti duhet pranuar ashtu siç është. Për Bushatin, problem mbetet ndërrimi i brezave.
Basketbollisti që luan me Breshian në kampionatin italian, Kombëtarja dha maksimumin, por sportistët e saj duhet të shndërrohen gradualisht në profesionistë. Shqipëri e mbyll grupin B të paraeliminatoreve të Botërorit 2019 me takimin me Holandën, do të zhvillohet të shtunën, duke nisur nga ora 20:30, në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.