(Video) Basketboll / Kostantinides: Ndërtojmë për të ardhmen e Kombëtares

Share Button

ABK-Kostandinides

AlbanianSport.com 01.08.2016 18:55

ASNN – Kombëtarja shqiptare e basketbollit ka nisur të hënën përgatitjet për pjesëmarrjen e saj në Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2017. Për trajnerin qipriot të kuqezinjve, Antonis Kostantinides, më tepër sesa rezultatet, ajo që synohet në këtë pjesëmarrje është përfitimi i përvojës, konsolidimi i grupit dhe hedhja e themeleve për një paraqitje më të mirë në Eliminatoret e ardhshme.

Grupi i lojtarëve që kanë zbritur në parketin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” nuk ishte plotësisht ai që do të kishte dëshiruar, por për trajnerin Antonis Kostantinides, do të synohet marrja e maksimumit nga ky grup. “Do të kishim dëshiruar t’i kishim këtu edhe 3-4 basketbollistë të spikatur shqiptarë që militojnë nëpër Evropë, për më tepër që Kombëtarja është një thirrje që nuk mund të mos merret në konsideratë, por ata kanë zgjedhur t’i thonë “jo” dhe kjo është çështje e tyre”, – ka thënë ai.

“Ne shpresojmë të marrim sa më tepër të jetë e mundur nga grupi i lojtarëve që kemi në dispozicion”, – ka shtuar Kostantinidesi.

Për trajnerin qipriot të kuqezinjve të koshit, më tepër sesa rezultatet, ajo që synohet në këtë pjesëmarrje është përfitimi i përvojës, konsolidimi i grupit dhe hedhja e themeleve për një paraqitje më të mirë në Eliminatoret e ardhshme. “Të jemi të sinqertë, me dy skuadra që kanë në përbërje lojtarë nga Euroliga apo NBA-ja, siç janë Mali i Zi dhe Gjeorgjia, apo edhe me një skuadër në rritje si Sllovakia, nuk mund të flasim për objektiva ambiciozë”, – ka pranuar kreu i stolit kuqezi të koshit të meshkuve.

“E për më tepër nga një skuadër që ka disa vite që mungon në arenën ndërkombëtare dhe rikthehet bashkë për vetëm një muaj, – ka vijuar ai. – Ne do të synojmë të mësojmë nga kjo pjesëmarrje dhe të konsolidojmë grupin e lojtarëve që ta kemi për Eliminatoret e ardhshme.” Ndeshjet e Kombëtares kuqezi të basketbollit të meshkujve nisin më 31 gusht, për të përfunduar më 17 shtator.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh