(Video) Basketboll / Kostandinides: Turnetë miqësorë, “bankëprovë” e vyer

Share Button

ABK-Kostandinides-ulur

AlbanianSport.com 18.08.2016 20:00

ASNN – Shqipëria e basketbollit për meshkuj nis nesër pjesëmarrjen në një nga dy turnetë miqësorë në përgatitje për Eliminatoret e Evropianit të 2017-ës. Duke folur ekskluzivisht për Televizionin Shqiptar, trajneri qipriot i kuqezinjve, Antonis Kostandinides, ka vlerësuar përgatitjet për këto Eliminatore dhe pritshmëritë nga këto dy turne. Ndeshjet e Kombëtares kuqezi do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, pas marrëveshjes së mirëkuptimit të nënshkruar midis transmetuesit publik dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Ka punuar për dy javë me skuadrën dhe ajo që vlerëson ka qenë përkushtimi i saj. “Duhet të themi se jam shumë i lumtur për përpjekjen, për energjinë dhe pasionin që lojtarët e mi kanë shpalosur, – ka thënë Kostandinides. – Për mua, kjo është e rëndësishme. Jam i kënaqur, sepse i kam parë lojtarët e mi, ditë pas dite, që të përshtaten gjithnjë e më tepër me etikën e punës që unë kërkoj që ata të tregojnë në parket.” Trajneri i Kombëtares shqiptare të basketbollit, thekson se pjesëmarrja në dy turne miqësorë, në Qipro dhe Estoni, janë një ndihmesë e madhe.”

“Do të jenë mjaft të dobishme, pasi, si fillim, do t’ju japin mundësi lojtarëve të krijojnë një ide konkrete se me çfarë do të përballen në ndeshjet zyrtare, në Eliminatore, – ka thënë qiprioti i stolit kuqezi të koshit të meshkujve. – Ndeshjet miqësore janë shumë të rëndësishme, pasi nuk mund të shkosh në një ndeshje zyrtare thjesht duke u mbështetur tek stërvitja. Prandaj, unë propozova që të shkojmë në këto dy turne miqësorë, pasi ato na japin mundësinë të përballemi me kundërshtarë me nivel të përafërt me Malin e Zi, Gjeorgjinë dhe Sllovakinë. ”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh