AlbanianSport.com 22/04/2019 23:00
ASNN – Nga data 31, deri më 15 gusht 2019, do të zhvillohet në Kinë Kampionati Botëror i Basketbollit për Meshkuj, në të cilin marrin pjesë 32 përfaqësueset më të mira të planetit.
Dhe, për herë të parë në histori, në këtë Botëror do të marrë pjesë edhe gjyqtari shqiptar, Gentian Cici, i cili e cilëson këtë si kulmin e karrierës së tij. Për 38-vjeçarin, ky është një vlerësim edhe për basketbollin shqiptar në tërësi.
Cici, i cili është një nga 7 gjyqtarët nga Ballkani dhe nga 20 gjyqtarët nga Evropa në këtë Botëror, premton maksimumin nga vetja, në këtë paraqitje historike të një “bilbili” shqiptar të koshit.
Gentian Cici, ka gjykuar më parë edhe në fazën finale të Kampionatit Evropian në 2017-ën, ndërsa duket në rrugë të mbarë për të gjykuar edhe në Olimpiadën e 2020-ës në Tokio.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: