AlbanianSport.com 30.08.2017 18:40
ASNN – Duke filluar nga 31 gusht dhe deri më 7 shtator, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do t’u ofrojë sportdashësve një festë të vërtetë sportive, duke ndërthurur basketbollin kontinental me futbollin ndërkombëtar. Transmetuesi publik do të transmetojë çdo ditë sfidat kryesore të Kampionatit Evropian të Basketbollit për Meshkuj, por edhe ndeshjet më të spikatura të Eliminatoreve të Botërorit 2018 për Zonën e Evropës dhe atë të Amerikës Latine. Kështu, një festival i vërtetë sportiv është ai që premton të sjellë brenda 8 ditëve të ardhshme Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke ndërthurur basketbollin kontinental me futbollin ndërkombëtar.
Transmetuesi publik do të transmetojë çdo ditë sfidat kryesore të Kampionatit Evropian të Basketbollit për Meshkuj, por edhe ndeshjet më të spikatura të Eliminatoreve të Botërorit 2018 për Zonën e Evropës dhe atë të Amerikës Latine. Kampionati kontinental i koshit, i cili nis më 31 gusht dhe mbyllet më 17 shtator, do të shtrihet në 4 vende bashkëorganizatore, Finlandë, Izrael, Rumani, Turqi dhe çdo ditë, në Rrjetin e RTSH-së, në kanalin RTSH Sport, por edhe në RTSH 1 HD dhe RTSH 2 HD, në varësi të hapësirës, do të vijnë dy prej sfidave më të spikatura. Ndërkohë, më 31 gusht vjen supersfida Holandë-Francë, me të cilën ngre siparin maratona e transmetimeve futbollistike.
Ndërsa në orët e para të mëngjesit të 1 shtatorit, vjen sfida Uruguaj-Argjentinë, që nis në ora 01:00. Ajo vijon të premten në mbrëmje me supersfidën Republikë Çeke-Gjermani, që luhet duke nisur nga ora 20:45, ndërsa e shtuna është një tjetër maratonë transmetimi që nis në ora 17:00, me emisionin “Ëndrërr kuqezi”, vazhdon me ndeshjet e Kombëtares me Lihtenshtejnin, në ora 18:00, për të vijuar në mbrëmje, me dy sfidat e orës 20:45, Spanjë-Itali, që do të vijë drejtpërdrejt në RTSH 1 dhe Kroaci-Kosovë, në RTSH 2 HD dhe RTSH Sport. E diela nis me sfidën Holandë-Bullgari, që vjen në ora 18:00, RTSH 1 HD.
Ndërsa në të njëjtën kohë vjen në RTSH 2 dhe RTSH Sport “Triangolarja” “Kupa Paskuçi”, turneu që do të përballë me njëra-tjetrën Teutën, Besën dhe kampionen e Kosovës, Trepçën ’89. Më 4 shtator vjen në RTSH 1 sfida Angli-Sllovaki, që nis në ora 20:45, ndërsa e marta e 5 shtatorit, rikthen një tjetër maratonë transmetimi që nis në ora 19:30, me emisionin “Ëndrërr kuqezi”, vazhdon me ndeshjen e Kombëtares me Maqedoninë më Strumicë, që nis në ora 20:45 dhe vjen drejtpërdrejt në RTSH 1 HD dhe RTSH 2 HD, ndërsa njëkohësisht vjen sfida Kosovë-Finlandë, që vjen në RTSH Sport.
E mërkurën e 6 shtatorit sjell në mëngjes herët, duke nisur nga ora 01:30 sfidën amerikanolatine Argjentinë-Venezuelë, për t’u rikthyer në futbollin shqiptar me sfidën e Superkupës midis Kukësit dhe Tiranës, që do të vijë me një transmetim të posaçëm duke nisur nga ora 18:30 e deri në orën 21:30, ndërsa ndeshja nis në ora 19:00. Maratona e transmetimeve sportive vijon më pas me Evropianin e basketbollit, por edhe me nisjen e sezonit të ri të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Me pak fjalë, sporti do të jetë kryefjala e këtij fillimshtatori në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.