(Video) Basketboll – Femra / Shqipëria e Nën-18-vjeçareve, vjen humbja e 3-të

Share Button

AlbanianSport.com 08/07/2019 07:05

ASNN – Skuadra e trajneres Mirza Alibegaj mundet 36-89 përballë Holandës në ndeshjen më të dobët deri tani. Shqipëria e koshit po merr pjesë në Divizionin B të Kampionatit Evropian të Basketbollit për vajzat e grupmoshës deri në 18-vjeç, aty ku po përballet në grupin D, me Holandën, Suedinë, Luksemburgun, Ukrainën dhe Britaninë e Madhe. Ndeshjet e këtij grupi po zhvillohen në kryeqytetin e Maqedonisë Veriore, Shkup.

Dhe skuadra kuqezi, e drejtuar nga trajnerja Mirza Alibegaj dhe ndihmësja Anila Çobaj, ka pësuar të dielën humbjen e 3-të në po aq ndeshje që ka zhvilluar deri më tani në kuadër të këtij grupi. Dhe pasi janë mundur 46-100 përballë Suedisë në takimin e parë, 49-74 përballë Luksemburgut në atë të dytin, vajzat kuqezi kanë kapitulluar me shifrat 36-89 përballë Holandës në ndeshjen e 3-të, në atë që ishte padyshim paraqitja më e dobët e Shqipërisë në ndeshjet e këtij grupi.

Përveç numrit më të vogël të pikëve të shënuara, kjo ishte një ndeshje për t’u harruar për skuadrën e Alibegajt, edhe për paraqitjen që bëri në përgjithësi. 10-minutëshi i parë i këtij takimi është fituar nga holandezet me shifrat 20-13. Por ai i dyti ka qenë për t’u harruar për vajzat kuqezi, të cilat, në 10 minuta lojë, kanë arritur të shënojnë vetëm një kosh, vetëm një 3-pikësh pas një këmbënguljeje të gjatë të Klea Verrit. Për këtë arsye, Holanda e fiton këtë pjesë loje 26-3 dhe shkon në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar bindshëm, 46-16.

Ndonëse Shqipëria është munduar të reagojë në pjesën e 3-të, janë holandezet që e fitojnë atë me shifrat 18-9 dhe vijojnë ta ruajnë zotërimin e lojës edhe në 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit, të cilin e fitojnë me shifrat 25-11 dhe, bashkë me të, edhe gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 89-36. Kjo ishte fitorja e 3-të e holandezeve në po aq ndeshje dhe ato marrin përkohësisht kryesimin e grupit. Ndërsa Shqipëria do ta bëjë pushim ditën e hënë, për efekt kalendari, ndërsa do të rikthehet në parket të martën për sfidën me Britaninë e Madhe dhe për ta mbyllur të mërkurën fazën e grupit me Ukrainën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh