AlbanianSport.com 26.11.2016 12:55
ASNN – Ndonëse e ka drejtuar atë vetëm në dy ndeshjet e fundit, trajneri i Kombëtares kuqezi të basketbollit për femra, Xhelal Kalaja, e ka tashmë të qartë punën që e pret përpara.
Duke folur për Televizionin Shqiptar, trajneri i koshit kuqezi të femrave e ka pranuar se Kombëtarja është pasqyrë e kampionatit, duke theksuar se e ka hedhur vështrimin edhe përtej kufinjve.
Për këtë qëllim, Kalaja ka edhe një strategji përgatitore për Eliminatoret e ardhshme. Shqipëria i ka humbur të 6 ndeshjet në kuadër të grupit të saj në Eliminatoret e Evropianit 2017 të Basketbollit për Femra.
Por, për trajnerin Xhelal Kalaja, skuadra dha maksimumin. Për këtë qëllim, Kalaja ka edhe një strategji përgatitore për Eliminatoret e ardhshme. Në përfundim, trajneri kuqezi ka edhe një sugjerim për basketbollistet dhe trajnerët e kampionatit kombëtar.
Klikoni video e mëposhtme për kronikën e plotë.