AlbanianSport.com 18/02/2019 11:45
ASNN – Sekretari i FSHB-së reagon mbi akuzat e bëra nga trajneri i Partizanit të meshkujve. Ka qenë në fakt një shpërthim i trajnerit të Partizanit, Arben Fagu pas humbjes fundjavën e shkuar përballë Teutës në kryeqytet, i cili duket se nuk mund të lihej të kalonte pa një reagim prej Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani.
Në fakt, Fagu ka qenë i drejtpërdrejt në kritikat e tij në drejtim të organizmit që qeveris koshin në vend. Por Llazani e quan këtë pretendim të trajnerit, të paqenë. Trajneri i të kuqve e pati drejtuar gishtin edhe tek gjykimi. Po nr. 2 i FSHB-së e fton trajnerin ta kthejë pak kokën prapa gjatë këtij sezoni. Më tej, Fagu ka bërë edhe një aludim pa doreza sa i përket fatit të titullit këtë sezon.
Një aludim që për Llazanin, nuk qëndron. Trajneri i Partizanit madje ka sulmuar të gjithë filozofinë e administrimit të këtij sporti në vend. Edhe për këtë akuzë, Sekretari i Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit përgjigjet me të njëjtën monedhë.