AlbanianSport.com 06.05.2017 09:35
ASNN – Nga fanella e sportistit, tek kostumi i trajnerit. Kjo është metamorfoza e njërit prej basketbollistëve më të spikatur të dy dhjetëvjeçarëve të fundit në koshin shqiptar të meshkujve, Erkand Karaj.
Ai do të ketë në vazhdim një detyrë të dyfishtë, pasi, përtej të luajturit basketboll, është emëruar edhe trajneri i përfaqësueses së Nën-16-vjeçarëve të Shqipërisë.
Një detyrë e re, që për basketbollistin me përvojë, ofron një perspektivë tjetër nga të qenit sportist, në të qenit trajner.
Rezultatet e grupmoshave kanë lënë shumë për të dëshiruar, por Karaji është pozitiv për një ndryshim në këtë drejtim.
Erkand Karaj ka luajtur me disa klube në Shqipëri dhe Kosovë, duke fituar një numër të konsiderueshëm trofesh.