(Video) Basketboll / 5 emrat e trajnerëve, kush do t’i drejtojë Kombëtaret e koshit

Share Button

AlbanianSport.com 27/02/2019 15:40

ASNN – Mësohen emrat e trajnerëve që do të drejtojnë ekipet kuqezi, janë edhe dy të huaj në stol. Basketbolli shqiptar është në prag të një cikli të ri eliminator të ekipeve përfaqësuese të të gjitha grupmoshave dhe të mërkurën pasdite do të prezantohen edhe trajnerët përkatës dhe stafet e tyre teknike. Kështu, pas disa përvojave me trajnerë të huaj, Kombëtarja e të rriturve të meshkujve do të drejtohet nga një trajner shqiptar.

Është ish-basketbollisti i njohur Afrim Bilali ai të cilit i është besuar drejtimi i stolit kuqezi dhe 39-vjeçari do ta nisë aventurën me 4 sfidat e grupit E të Eliminatoreve përballë Danimarkës dhe Bjellorusisë. Bilali ka qenë zëvendës-trajner i Kombëtares gjatë këtyre viteve të fundit dhe tanimë promovohet në detyrën e trajnerit të parë. Ndërkaq, Kombëtarja e Nën-20-vjeçarëve do të drejtohet nga trajneri amerikan, 32-vjeçari Uill Holland, kurse ndihmës i tij do të jetë 37-vjeçari shqiptar, Henri Moja.

Ndërkohë, Kombëtarja kuqezi e Nën-18-vjeçarëve do të drejtohet nga dyshja e trajnerëve të rinj shqiptarë, 25-Melzin Lazimi, i cili drejton aktualisht kryesuesen e Superligës së meshkujve, Goga Basketin, dhe 35-vjeçarin Vladimir Xheka, i cili drejton skuadrën e të rriturve të Kamzës. Kurse Kombëtarja e Nën-16-vjeçarëve do të drejtohet nga trajneri malazez, Aleksandër Çuroviç.

Ndërkaq, tek femrat, Kombëtarja e Nën-18-vjeçareve do të drejtohet nga trajnerja aktuale e Shoqatës së Basketbollit të Femrave të Tiranës, Mirza Alibegaj, e cila do të ndihmohet nga Anila Çobo. Dhe, së fundmi, Kombëtarja e Nën-16-vjeçareve do të drejtohet nga trajnerja aktuale e të rriturave të Partizanit, Ledina Koçi, e ndihmuar nga Gjyljeta Basha. Prezantimi i këtyre trajnerëve do të bëhet të mërkurën pasdite, duke nisur nga ora 16:00, në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova”, në Parkun Olimpik të Tiranës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh