AlbanianSport.com 21.03.2017 13:55
ASNN – Sfida me Italinë është tepër e vështirë pasi dihet që kjo skuadër ka përbërje lojtarë tepër cilësorë. Të këtij mendimi janë Basha dhe Memushaj, dy nga lojtarët e grumbulluar nga De Biazi për të luajtur në këtë ndeshje. Sipas tyre, futbollistët e Italisë po kalojnë një moment të mirë me skuadrat që luajnë ndaj nga skuadra jonë duhet një përkushtim maskimal për t’i përballuar.
Në prag të sfidës tepër të rëndësishme me Italinë, të vlefshme për Eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”, kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur seancat stërvitore. Ledian Memushaj dhe Migjen Basha dy lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Xhovani De Biazi për të qenë në fushë të premten kundër 4 herë kampionëve të botës, e dinë se përballë do të kenë një kundërshtar të fortë.
Por nëse bëjmë lojën tonë atëherë do të vijë edhe rezultati pozitiv, janë shprehur ata gjatë konferencës për shtyp të së martës. Basha shpreson se edhe pse luajnë në Stadiumin e Palermos, ai do të jetë plot me shqiptarë, të cilët do ta përkrahin ekipin tonë. Në stërvitjen e së martës, trajneri i kuqezinjve, Xhovani de Biazi ka patur në dispozicion të gjithë lojtarët. Seancat stërvitore kanë nisur që të hënën pasdite.