AlbanianSport.com 30/01/2020 23:55
SNN – Katalanët bëjnë formalitetin në shtëpi, duke siguruar çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë të enjten në kanalin RTSH Sport përballjen e parafundit të turit të 16-shes midis Barcelonës dhe Leganesit. Kjo sfidë fituar nga katalanët me shifrat 5-0, me nga dy gola të shënuar në pjesën e parë dhe 3 në të dytën.Një tjetër veprimtari madhore sportive që po sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit shqiptar është edhe Kupa e Spanjës, apo siç njihet ndryshe, Kupa e Mbretit.
E teksa kishte sjellë të mërkurën duelin midis Saragozës dhe Realit të Madridit, që u fitua nga kryeqytetasit me shifrat 4-0, me nga dy gola të shënuar për secilën pjesë loje, të enjten transmetuesi publik ka sjellë në kanalin RTSH Sport edhe përballjen e parafundit të turit të 16-shes, midis Barcelonës dhe Leganesit. Në fakt, katalanët kanë patur nevojë për vetëm 4 minuta lojë për të kaluar në epërsi, falë një goli të Antuan Grizmanit. 24 minuta më pas, skuadra vendase do ta thellojë epërsinë, pasi Lenglet do të ndëshkojë për herë të dytë portierin mik.
Me epërsinë dygolëshe të Barcelonës do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat do të sjellin edhe 3 gola të tjerë për vendësit. Në minutën e 59-të, është Lionel Mesi që do të shënojë golin e 3-të të katalanëve. 8 minuta më pas, i sapofuturi Artur Melo do të katërfishojë epërsinë e vendësve. Në minutën e parafundit ka kohë edhe Lionel Mesin që firmosë dygolëshin e tij në këtë takim dhe të firmosë fitoren 5-0 të Barcelonës dhe të sigurojë vendin në çerekfinale.