AlbanianSport.com 07.11.2016 10:45
ASNN – Barcelona duket se ka zbuluar rimishërimin e Lionel Mesit në versionin femëror, pasi futbollistja e skuadrës së femrave, Barbara Latorre, ka shënuar ditët e fundit një gol të jashtëzakonshëm, duke i bërë një sfidë yllit argjentinas të skuadrës së meshkujve.
Ka Lionel Mesi, por ka edhe Barbara Latorre… Duket se në klubin e Barcelonës, talenti dhe driblimet e pazakonta janë kthyer në institucion. Futbollistja e katalanëve, Barbara Latorrre, ka shënuar ditët e fundit një gol të jashtëzakonshëm, duke i bërë një sfidë yllit argjentinas të skuadrës së meshkujve.
Vetë futbollistja ka rrëfyer pas ndeshjes se gjithçka ndodhi rastësisht, teksa mori topin nën kontroll dhe u nis drejt portës. “Nuk e di sesi ndodhi, por e pashë veten para portës dhe shënova”, – ka shtuar ajo.
Nuk dihet ende nëse Mesi e ka parë këtë gol dhe cili ka qenë reagimi i tij, por, natyrisht sfida këtë radhë po i përvijohet në trajtën e një femre…