AlbanianSport.com 28.01.2017 12:55
ASNN – Një autogol në një ndeshje futbolli në Turqi po bën xhiron e rrjeteve sociale, më tepër për mënyrën sesi është shkaktuar. Në fakt, bëhet fjalë për një rast kur teprohet me festimet.
Është fakt që autogolat janë, për nga natyra, të pazakontë. Por ky i realizuar në nivelet inferiore të kampionatit turk të futbollit ishte me të vërtetë i pazakontë.
Portieri e ka kryer detyrën e tij mjaft mirë, duke e pritur 11-metërshin e ekzekutuar nga skuadra kundërshtare. Por, duke festuar këtë pritje të portierit të tij, është njëri nga shokët e skuadrës që bën që topi të përfundojë në rrjetë.
Një rast klasik kur, si çdo gjë e tepruar, edhe festimi i tepruar ka rezultuar i dëmshëm…