AlbanianSport.com 10.02.2017 16:15
ASNN – Nënkampionia shqiptare e Evropës në garën e 3,000 metrave me pengesa, Luiza Gega, do të synojë sonte në Francë të thyejë rekordin kombëtar të një tjetër gare, asaj të 3,000 metrave në Salla të Mbyllura, të cilin e mban po vetë.
Duke folur për Televizionin Shqiptar, trajneri i saj, Taulant Stërmasi thotë se atletja shtatshkurtër e ka hedhur vështrimin drejt Kampionatit Ballkanik dhe atë Evropian të Sallave të Mbyllura.
Atletja Luiza Gega do të zbresë sonte në pistë në Francë, për garën e parë të vitit, atë të 3,000 metrave, ku, sipas trajnerit të saj, Taulant Stërmasi, synimi mbetet thyerja e rekordit kombëtar.
Megjithatë, duke folur për Televizionin Shqiptar, Stërmasi thotë se Gega e ka hedhur vështrimin drejt Kampionatit Ballkanik dhe atë Evropian të Sallave të Mbyllura. Luiza Gega kthehet në garë pas një periudhe stërvitore disajavore të zhvilluar në Kenia.