AlbanianSport.com 02/08/2018 07:55
ASNN – Luiza Gega vjen në Evropianin e Atletikës, që mbahet pas pak ditësh në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, si kampione e sapokurorëzuar e Mesdheut në disiplinën e 3,000 metrave me pengesa. Dhe për trajnerin e atletes, Taulant Stërmasi, synimi është podiumi.
Për Stërmasin, këto synime mbështeten mbi analizën e kundërshtareve dhe mbi përgatitjen e atletes. Luiza Gega është gati për Evropianin e Berlinit, që nis pas pak ditësh në kryeqytetin gjerman, dhe për trajnerin e atletes, Taulant Stërmasi, synimi është podiumi.
Por trajneri i nënkampiones së Evropës në 3,000 metra me pengesa kërkon të mbetet me këmbë në tokë. Luiza Gega vjen në këtë Evropian si kampione e sapokurorëzuar e Mesdheut në këtë disiplinë.