AlbanianSport.com 07/12/2018 17:25
ASNN – 2018-ta ka qenë një vit i kënaqshëm, e për më tepër, një bazë e mirë për të synuar suksesin në 2019-të. I këtij mendimi është trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stërmasi, i cili, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, bën sërish apel për mbështetje, sepse pa këtë mbështetje nuk mund të ketë rezultate.
Federata Botërore e Atletikës ka shpallur normat e reja kualifikuese për Botërorin e vitit të ardhshëm në Katar dhe për trajnerin e Luiza Gegës, Taulant Stërmasi, ato nuk paraqesin problem për sportisten e tij. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Stërmasi vlerëson ecurinë e sportistes së tij gjatë vitit 2018.
Trajneri i Gegës i ka të qarta objektivat për vitin 2019. Por trajneri bën sërish apel për mbështetje, sepse pa këtë mbështetje nuk mund të ketë rezultate. Ky apel i Stërmasit i drejtohet edhe biznesit shqiptar.