AlbanianSport.com 29/01/2019 12:35
ASNN – Vetëm pak ditë më parë ai ka thyer një rekordin e 800 metrave dhe Eraldo Qerama tanimë e ka hedhur vështrimin drejt Evropianit të Atletikës në Salla të Mbyllura. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ai ka rrëfyer garën ku e theu këtë rekord dhe ka shpalosur pritshmëritë e tij për këtë vit.
Ka thyer në fundjavë rekordin e tij në garën e 800 metrave në salla të mbyllura me afro 3 sekonda, por për atletin shqiptar, Eraldo Qerama, asgjë nuk ishte rastësi. Koha e re, e vendosur në Vjenë, nënkuptoi që Qerama i bashkohet Luiza Gegës si një nga dy sportistët që janë kualifikuar me normë për në Evropian e Sallave të Mbyllura në Gllasgou.
Qerama ka theksuar se, me kushte edhe më optimale, rezultatet do të jenë edhe më të mira. Atleti shqiptar që jeton dhe stërvitet në Greqi, e pati vendosur këtë rekord, para 5 vitesh, më 17 shkurt 2013, duke i përshkuar 800 metrat për 1 minutë, 51 sekonda e 90 të qindtat.
Ndërsa në takimin e sallave të mbyllura, të mbajtur në fundjavë në kryeqytetin e Austrisë, ai ka regjistruar kohën e re prej 1 minutë, 48 sekonda e 96 të qindtat, çka përfaqëson një përmirësim prej saktësisht prej 2 sekonda e 54 të qindtash, duke zënë edhe vendin e 5-të ndër 59 atletë që garuan në kryeqytetin austriak.