AlbanianSport.com 02.03.2017 12:05
ASNN – Një tjetër podium kontinental, këtë radhë në disiplinën e 1,500 metrave. Ky është synimi i atletes më të spikatur shqiptare, Luiza Gegës, e cila do të konkurrojë të premten në Kampionatin Evropian të Sallave të Mbyllura, që po mbahet në Beograd. Gega është edhe nënkampione e Evropës në 3,000 metra me pengesa.
Atletja e mirënjohur shqiptare, Luiza Gega, do të konkurrojë të premten në Kampionatin Evropian të Sallave të Mbyllura, ku ajo i rikthehet garës së vjetër të saj, duke synuar podiumin kontinental. Për Gegën, në qendër të vëmendjes mbetet gara e 3,000 metrave me pengesa, ku ajo ka synime madhore.
Luiza Gega është nënkampione e Evropës në 3,000 metra me pengesa, ndërsa vjen në garën e Beogradit pas një paraqitje të shkëlqyera në disiplinën e 1,500 metrave, ku sapo ka thyer edhe rekordin kombëtar. Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.