(Video) Atletikë / Luiza Gega shpallet nënkampione e Evropës në 3,000 m/p

Share Button

Atletike-2016-Luiza-Gega-Amsterdam-pengesa-uji

AlbanianSport.com 10.07.2016 18:05

ASNN – Shqipëria e futbollit mund të ketë shkruar historinë e sportit këtë verë, por një tjetër Shqipëri, ajo e atletikës ka shkuar edhe më lart, duke siguruar, për të parën herë në histori, një titull të nënkampiones së Evropës. Bëhet fjalë për atleten e mirënjohur, Luiza Gega, e cila ka marrë medaljen e argjendtë në garën e 3,000 metrave me pengesa në Kampionatin Evropian të Atletikës, që po mbahet në Amsterdam.

Kishte premtuar një medalje kontinentale në Amsterdam dhe e ka mbajtur premtimin e saj, duke arritur të marrë medaljen e argjendtë ndonëse ka garuar për herë të parë në disiplinën e 3,000 metrave me pengesa. Luiza Gega është shpallur nënkampione e Evropës në këtë disiplinë të re për të, duke shkruar kështu me gërma të arta emrin e saj në historinë e sportit shqiptar.

Atletja shtatshkurtër ka bërë një garë të shkëlqyer në pistën e Amsterdamit, duke qenë me grupin e konkurrenteve kryesuese në xhirot e para dhe duke vijuar të ruajë ritmin me gjermane Krause në xhirot e fundit, çka i ndihmoi të dyja sportistet të krijonin një epërsi të dukshme ndaj grupit tjetër të garueseve. Megjithëse atletja gjermane ishte dukshëm më superiore, duke u shkëputur në 400 metrat e fundit, Gega, e cila ka garuar pavarsisht një dëmtimi, nuk është dorëzuar.

Ajo ka marrë vendin e dytë në finish, me kohën 9 minuta, 28 sekonda e 52 sekonda, 10 sekonda prapa gjermanes së vendit të parë, por afro 7 sekonda para turkes së vendit të 3-të. Përfundimisht, një medalje e argjendtë dhe një titull i nënkampiones së Evropës, që premton mjaft për Olimpiadën e Rios në gusht.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh