Gjergj Vyshka 02.06.2016 12:55
Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka regjistruar një tjetër rekord kombëtar dhe një normë të dytë olimpike, këtë radhë në disiplinën e 3,000 metrave me pengesa. Një gjë të tillë e ka bërë të mërkurën në mbrëmje në Mont’beliard të Francës, ku ajo ka dalë e para me kohën 9 minuta, 32 sekonda e 98 të qindtat, ndërsa norma e kualifikimit është 9 minuta e 45 sekonda.
Luiza Gega, sportistja më e spikatur e atletikës shqiptare, tashmë nuk vetëm me normë kualifikimi në garën e 1,500 metrave. Por një gjë të tillë e ka marrë dhe të mërkurën në mbrëmje në Mont’beliard të Francës, disiplinën e 3,000 metrave me pengesa. Në këtë garë, Luiza Gega ka dalë e para me kohën 9 minuta, 32 sekonda e 98 të qindtat, ndërsa norma e kualifikimit është 9 minuta e 45 sekonda.
Ndërkohë ky rezultat është dhe rekord kombëtar, i cili më parë ka qenë 9 minuta e 54 sekonda dhe mbahej po nga Luiza Gega, e cila bëhet atletja e parë shqiptare me dy norma kualifikimi për në Olimpiadën e Rios. “E ka udhëhequr të gjithë garën vetëm duke qenë në distancë nga kundërshtarja nga Etiopia dhe ky është sukses për të gjithë ne”, – ka deklaruar trajneri i saj, Taulant Stërmasi, në linjë telefonike nga Franca.
Tanimë, Luiza Gega e ka zhvendosur vëmendjen drejt Kampionatit Kombëtar të Atletikës, që do të mbahet nga data 6, deri më 7 qershor 2016 në Elbasan.