(Video) Atletikë / Izmir Smajlaj tërhiqet para garës në Gllasgou

Share Button

AlbanianSport.com 01/03/2019 15:40

ASNN – Atleti shkodran pëson tërheqje muskulore, nuk garon në Evropianin e Sallave të Mbyllura. Izmir Smajlaj është tërhequr në çastet e fundit nga garimi në disiplinën e kërcimit së gjati në Kampionatin Evropian të Atletikës në Sallave të Mbyllura, që po mbahet në Skoci. Ka ardhur si një rrufe në qiell të pastër, teksa pritshmëritë ishin shumë të larta. Por në fund ka lënë një shije të hidhur, sepse Izmir Smajlaj është tërhequr në çastet e fundit nga garimi në disiplinën e kërcimit së gjati në Kampionatin Evropian të Atletikës në Sallave të Mbyllura, që po mbahet në Skoci.

Një gjë të tillë e ka pohuar ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, i cili nëpërmjet një mesazhi të shkurtër telefonik, ka sqaruar edhe rrethanat që çuan në këtë vendim të papritur. “ Izmirin e tërhoqa pa bërë garë, sepse para 6 ditësh ka pësuar një tërheqje”, – shkruan në sms-në e tij kreu i organizmit që qeveris atletikën, i cili vijon: “Është e pamundur! Megjithëse kofshën rrahëse e fashuam tek mjekët italianë, ngacmimi është i madh. Nëse do të rrezikonim, është 100% e sigurt që do të këpuste muskujt.”

“Përpara kemi gara të tjera dhe Kampionatin Botëror!”, – përfundon Ruli. Në fakt, Smajlaj nuk ka arritur të rigjejë paraqitjen e para dy viteve, kur u shpall “kampion” i Ballkanit e më pas i Evropës në Salla të mbyllura dhe së fundmi, nuk shkoi dot më larg se vendi i dytë në Kampionatin Ballkanik, të mbajtur në Stamboll në mes të shkurtit. Aty, atleti shkodran, që stërvitet nga vetë Ruli, arriti në kërcimin e tij më të mirë vetëm 7 metra e 70 centimetra, teksa bëri edhe 3 faulla. Smajlaj mori medaljen e argjendtë dhe titullin e nënkampionit të Ballkanit.

Ai ishte 4 cm pas rumunit të vendit të parë, ndërsa kreu i FSHA-së ia mveshi këtë paraqitje një gjendjeje gripale. Ndonëse në intervistën dhënë Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, pak ditë para garës, Ruli nuk ka folur për dëmtime apo probleme të sportistit, duke patur madje shpresa të mëdha për Smajlajn, të premten në mëngjes gjithçka ka rezultuar ndryshe dhe një nga shpresat e mëdha të Shqipërisë në këtë Evropian ka rezultuar zhgënjim.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh