(Video) Atletikë / Izmir Smajlaj, kampioni i parë shqiptar i Evropës në salla të mbyllura

Share Button

AlbanianSport.com 04.03.2017 20:35

ASNN – Kishte premtuar dhe e ka mbajtur premtimin që do ta ngrinte sërish flamurin shqiptar në mes të Beogradit. Izmir Smajlaj është shpallur “kampion” i Evropës në kërcim së gjati në salla të mbyllura, duke thyer edhe rekordin kombëtar me kërcimin e tij 8.08.

Në Kampionatin Evropianin të Atletikës në Salla të Mbyllura, që po zhvillohet në Beograd, sportisti shqiptar ka mundur të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit, duke mbajtur premtimin dhe duke i dhënë shansin për herë të parë në histori vendit tonë që të ketë një “kampion Evrope” në mbretëreshën e sporteve, atletikë.

Nga 6 tentativat që kishte në dispozicion, Smajlaj nuk plotësoi vetëm dy dhe me epërsinë e më shumë provave të sakta arriti të lë pas suedezin Mishel Torneus që gjithashtu kërceu 8.08 dhe ukrainasin Serhi Nikiforov, i cili kërceu 8.07. Ky është suksesi i dytë brenda pak ditëve për Smajlajn pikërisht në Beograd, ku përpara Evropianit u zhvillua edhe Ballkaniada.

Në fakt, suedezi Mishel Torneus dukej i destinuar të kurorëzohej sërish kampion i Evropës, me atë që dukej se ishte një mbrojtje e suksesshme e titullit në kërcim së gjati, me një kërcim të parë në kufinjtë e 8 metrave dhe 8 centimetrave. Por askush nuk mund ta kishte imagjinuar atë që do të ndodhte në kërcimin e fundit.

23-vjeçari shqiptar, Izmir Smajlaj, u bë gati të ekzekutonte kërcimin e fundit, duke qenë në vendin e 3-të dhe me medaljen e bronztë “në xhep” me atë kërcim 8 metra e 2 centimetra që në kërcimin e dytë. Në fakt, deri në prag të këtij kërcimi të fundit, sikundër komenton edhe faqja zyrtare në Internet e atletikës evropiane, gjasat ishin kundër tij.

Ai kishte bërë një faull në kërcimin e tretë, një kërcim të dobët në kufijtë e 6 metrave dhe 58 centimetrave dhe më pas një tjetër faull në kërcimin e parafundit. Sigurisht, kjo nuk ishte forma e duhur për ta fituar këtë garë. Por Smajlaj e kishte bërë një gjë të tillë vetëm pak ditë më parë, pikërisht këtu në Beograd dhe, pse të mos e bënte prapë?!

Dhe ishte sërish ai kërcim që bëri diferencën dhe Smajlaj, i cili ishte i 9-ti në Evropianin e vitit të shkuar në Amsterdam, në mënyrë të pabesueshme arriti 8 metra e 8 centimetra, po aq sa Torneusi, duke thyer njëkohësisht edhe rekordin e tij kombëtar në salla të mbyllura, që ishte 7 metra e 98 centimetra.

Edhe pse ai i kishte ato dy kërcime me faull, suedezi Torneus kishte 3 të tillë dhe, në bazë të rregullave të garës, Smajlaj shpallet “kampion” dhe bëhet i pari që i sjell Shqipërisë të parën medalje në historinë e Kampionateve Evropiane të Atletikës në Salla të Mbyllura.

“Ndjehem jashtëzakonisht mirë për momentin dhe do të dëshiroja t’ia kushtoja këtë medalje tim eti,” – tha Smajlaj, i cili triumfoi në një garë të ashpër, ku ukrainasi Serhij Nikiforov fitoi medaljen e bronztë me 8 metra e 7 centimetra, vetëm një centimetër prapa dy të parëve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh