AlbanianSport.com 19/07/2022 18:35
ASNN – Trajneri Stërmasi: “Të thyejmë rekordin kombëtar”. Luiza Gega është kualifikuar në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa në Botërorin e Atletikës së po zhvillohet në Oregon, në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Trajneri i saj, Taulant Stërmasi, e ka quajtur sukses kualifikimin e drejtpërdrejtë të Luizës në finale. Synimi i tyre aty është thyejnë rekordin kombëtar. Luiza Gega është atletja e vetme që përfaqëson Shqipërinë në Botërorin “Oregon 2022”.
Ajo konkurron në 3000 metra me pengsesa. Gega ka bërë një garë të shkëlqyer në baterinë e saj, duke u renditur e 3-ta me kohën 9 minuta, 14 sekonda e 91 të qindtat. Ky rezultat e ka kualifikuar atë drejtpërdrejt në finale ku do të konkurrojë me 15 më të mirat e botës. Trajneri i Luizës, Taulant Stërmasi tregon në një intervistë të posaçme për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH), ecurinë e garës së parë të atletes së saj
Pas garës, Luiza ka ndjerë një shqetësim të vogël në pulpë. Por pas ekzaminimeve mjekësore duke se gjithçka ka kaluar dhe gjendja e saj fizike është mjaft e mirë. Pas testit të kryer atletja shqiptare është vlerësuar se ka dhënë vetëm 80% të saj. Ndaj në finale ajo pritet të japë maksimumin e saj. Si gjithnjë, edhe këtë radhë, të papriturat kanë shoqëruar udhëtimin e trajnerit Stërmasi dhe atletes së tij Luiza Gega.
Finalja është një garë e vështirë, pasi do të konkurrojnë 15 atletet më të mira të botës. Por synimi i Luizës është të thyejë rekordin kombëtar. Për trajnerin e saj, Taulant Stërmasi, duke u bazuar edhe në stërvitjen që ka kryer Luiza, ky synim është i arritshëm. Finalja e garës së 3,000 metrave me pengesa, ku do të konkurrojë edhe atletja shqiptare Luiza Gega, zhvillohet në datën 21 korrik, në orën 04.45 të mëngjesit.
Koha më e mirë e saj në këtë garë që është edhe rekordi kombëtar është 9 minuta, 14 sekonda e 29 të qindtat. Klikoni videon e mëposhtme për intervistën e plotë.