(Video) Atletikë / Gega, komode në Ostravë, Stërmasi: Ka një freski të kënaqshme!

Share Button

Gjergj Vyshka 15.02.2017 12:30

Luiza Gega në formë, e dyta në Ostrava. 4’08”26 ka qenë rezultati i Kampiones së Ballkanit dhe rekordmenes së Ballkanit në këtë disiplinë në salla të mbyllura, çka premton shumë. Kështu, nënkampionia e Evropës në 3,000 metra me pengesa, Luiza Gega, por njëkohësisht dhe kampionia e Ballkanit dhe rekordmenia e Gadishullit në 1500 metra në salla të mbyllura, edhe dje e ka demonstruar formën e saj të mirë.

Një formë që vjen pas një periudhe përgatitore të gjatë dhe dymujore në Iten të Kenia, çka konfirmon rekuperimin e plotë pas dëmtimit në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Por jo vetëm kaq, një formë që demonstron se do të kemi gjëra të mëdha nga ky “xhevahir” i atletikës shqiptare për vitin 2017. Sepse rezultatet e së voglës së artë të atletikës shqiptare jo vetëm që janë në këtë fillimviti pranë atyre më të mira që ajo vetë ka, por mbi të gjitha është në të njëjtën vijë me rivalet e saj.

E jo rastësisht ishte e treta në 3000 metra të premten në Francë me 8’52”53, e tanimë e dyta në Ostrava në 1500 metra me 4’08”26. Për trajnerin e Luiza Gegës, Taulant Stërmasi, atletja ka pasqyruar një formë dhe freski të kënaqshme. “Mos harroni, – thotë ai, – se ka pasur një garë mes etiopianeve dhe marokeneve, që në fakt këto gara të mesme i njohim shumë mirë.”

“Ritmi i garës ka qenë i ngadaltë deri në 1000 metra me një kohë 2’48”, që në finish shkon në 4’12”, që nuk është normale për ne, – ka vijuar trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stërmasi, i cili, për arsye logjistike, e ka ndjekur nëpërmjet transmetimeve të drejtpërdrejt në Internet garën e sportistes së tij. – Por në fund ka shpërthyer, ka bërë një super finish dhe ka paraqitur një freski të kënaqshme.”

 

“IAAF Gala 2017”

Mitingu Ndërkombëtar i Atletikës

Ostravë – Republika Çeke

 

Rezultatet teknike të garës së 1,500 metrave:

 

Nr.       Atletja / Shteti                                    Koha

1)       Azumavit Embaje (Etiopi)               4’06”68

  2)       LUIZA GEGA (SHQIPËRI)             4’08”26

3)       Uërku Taje Fantu (Etiopi)               4’08”56

4)       Rabab Arrafi (Marok)                       4’08”76

5)       Renata Plis (Poloni)                                    4’09”48

6)       Simona Vrzhalova (R. Çeke)         4’10”04

7)       Uini Shebet (Kenia)                                    4’11”45

8)       Diana Mezulianikova (R. Çeke)    4’11”53

9)       Ofelie Klod Boksberger (Francë)  4’17”56

10)      Denisë Krebs (Gjermani)                4’17”58

11)      Elisa Bortoli (Itali)                             4’18”39

12)      Karolina Giza (Poloni)                    4’18”86

13)      Katerina Halova (R. Çeke)             s’e përfundoi garën

14)      Petra Herzogova (R. Çeke)            s’e përfundoi garën

15)      Malika Akaui (Marok)                      s’e përfundoi garën

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh