AlbanianSport.com 23/01/2019 17:00
ASNN – Atleti i ri, Franko Burraj, ka thyer në fundjavë dy herë rekordin kombëtar të disiplinës së 400 metrave për të rritur në salla të mbyllura, të zhvilluara në Francë.
Dhe, për trajnerin e tij, Bruno Rrotani, kjo ishte një arritje historike. Vetë atleti ka shpjeguar edhe përgatitjet e tij dhe paraqitjen që bëri në këtë garë.
21-vjeçari ka shprehur keqardhjen që nuk arriti të ngjitej në podium pas dy garave, pasi, në përfundim, u rendit i 4-ti. Si për atletin shkodran ashtu edhe për trajnerin e tij, 2019-ta është një vit me synime madhore.