AlbanianSport.com 04/02/2024 19:55
ASNN – E mund në shtëpi 3-1, tashmë është vetëm dy pikë prapa, buzëqesh Man. Siti. Kështu, Arsenali ka arritur në fushën e vet të mposhtë Liverpulin me shifrat 3-1. Një fitore me peshë për Arsenalin, i cili mundi kështu kryesuesen e renditjes, një rezultat që rrezikon të përmbysë tabelën e Premier Ligës. Në atë që ishte padyshim dueli më i spikatur i javës së 23-të të Premier Ligës Angleze, Arsenali ka arritur në fushën e vet të mposhtë Liverpulin me shifrat 2-1.
Një fitore me peshë për Arsenalin, i cili mundi kështu kryesuesen e renditjes, një rezultat që rrezikon të përmbysë tabelën e Premier Ligës. “Topçinjtë” kaluan në epërsi në minutën e 14-të,teksa është Saka që nuk gabon, duke firmosur për 1-0 për londinezët. Megjithatë, para pushimit, miqtë barazuan, teksa një top në thellësi për Luis Diazin, solli autogolin e Gabrielit, i cili i dhuroi barazimin 1-1 skuadrës së trajnerit Jurgen Klop në rastin e fundit të pjesës së parë.
Megjithatë, skuadra e homologut Mikel Arteta rigjeti epërsinë në mesin e pjesës së dytë, kur nga moskuptimi i jashtëzakonshëm mes qendërmbrojtësit Van Dajk dhe portierit Elison, përfitoi Martineli, i cili nuk e pati të vështirë të shënojë me portën bosh, për t’i çuar shifrat në 2-1 për vendasit. Të besuarit e Klopit tentuan për të barazuar, por në finale mbetën me 10 lojtarë për shkak të përjashtimit të Konatésë me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë.
Dhe Trosardi vijoi ta vuloste fatin e ndeshjes në minutën e 92-të, me një depërtim të gjatë vetjak, të përfunduar me një gjuajtje me të majtën që kaloi mes këmbëve të Elisonit. Arsenali buzëqesh, teksa është tani vetëm dy pikë pas Liverpulit, që rrezikon kreun e renditjes së Premier Ligës Angleze, pasi Mançester Siti i Pep Guardiolës është 5 pikë prapa, por ka luajtur dy ndeshje më pak dhe përballet fillimisht me Brentfordit të hënën.