AlbanianSport.com 11/02/2020 21:05
ASNN – Trajneri i fierakëve flet para ndeshjes së kthimit të turit të 16-shes së Kupës së Shqipërisë. Për trajnerin e fierakëve, Artan Merxhushi, fitorja në ndeshjen e parë, 3-0 në shtëpi ndaj Luftëtarit nuk është garanci për kualifikimin për në çerekfinale të kësaj veprimtarie.
Kryeqytetasi i stolit myzeqar ka folur edhe për ndryshimet në formacion për vizitën gjirokastrite. Një fitore ndaj një rivali të drejtpërdrejtë, si Pogradeci, e që, për më tepër, ka vlejtur kreun, ishte përgatitja më e mirë e Apolonisë për ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë.
Por, për trajnerin e fierakëve, Artan Merxhushi, fitorja në ndeshjen e parë, 3-0 në shtëpi ndaj Luftëtarit nuk është garanci për kualifikimin për në çerekfinale të Kupës. Takimi Luftëtari-Apolonia luhet të mërkurën pasdreke në Stadiumin e Gjirokastrës, duke nisur nga ora 13:30.