AlbanianSport.com 15/02/2020 18:30
ASNN – Trajneri i fierakëve flet para ndeshjes së javës së 16-të me Besën, kërkon përqendrim. Duket se gjithçka po shkon ashtu siç do të dëshironte, por, për trajnerin e Apolonisë, Artan Merxhushi, tani fillon pjesa më e vështirë. Për këtë arsye, kryeqytetasi i stolit myzeqar kërkon përqendrim maksimal nga skuadra në këto 9 ndeshje të mbetura të grupit B të Kategorisë së Parë.
Është kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, e për më tepër me rezultate bindëse përballë një ekipi të Kategorisë Superiore si Luftëtari, por edhe ka marrë kreun e renditjes së grupit A të Kategorisë së Parë. Duket se gjithçka po shkon ashtu siç do të dëshironte, por, për trajnerin e Apolonisë, Artan Merxhushi, tani fillon pjesa më e vështirë.
Për këtë arsye, kryeqytetasi i stolit myzeqar kërkon përqendrim maksimal nga skuadra. Takimi Besa-Apolonia, i vlefshëm për javën e 16-të të grupit të Jugutu luhet të dielën pasdreke në Kavajë, duke nisur nga ora 14:00. Fierakët kryesojnë renditjen me 32 pikë, një më tepër sesa Lushnja e vendit të dytë dhe 2 më tepër sesa Pogradeci i vendit të 3-të, që ndeshen me njëra-tjetrën po të dielën.