AlbanianSport.com 24/03/2022 15:40
ASNN – Ambasadori i Maqedonisë së Veriut flet folur posaçërisht për RTSH Sport nga Palermo. “Një ndeshje e hapur përtej peshës që ka Italia.” Kështu e ka cilësuar Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesel Memedi, përballjen e sotme me “Axurrët”. Duke folur posaçërisht për RTSH Sport nga Palermo, aty ku do të luhet edhe ndeshja e sotme, e shikon skuadrën vendase si më tepër nën presion në këtë përballje.
Italia përballet me Maqedoninë e Veriut sonte, në duelin e parë për një vend në Botërorin 2022, teksa fituesja e këtij çifti do të përballet pas 4 ditësh me fituesen e çiftit Portugali-Turqi për një biletë për në Katar. Dhe duke folur posaçërisht për RTSH Sport nga Palermo, aty ku do të luhet edhe ndeshja e sotme, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesel Memedi, e shikon skuadrën vendase si më tepër nën presion në këtë përballje.
Në krahun tjetër, diplomati shqiptar thekson se Maqedonia i ka tejkaluar pritshmëritë. Por ai thekson se, përtej tërheqjes nga përfaqësuesja të veteranit Goran Pandev, Maqedonia e Veriut ka një tjetër mungesë të rëndësishme ndaj Italisë. Memedi, një politikan i apasionuar pas futbollit, teksa në rininë e tij ka spikatur në universitet, e sheh ndeshjen të hapur përtej peshës që ka Italia. Ndeshja Itali-Maqedoni e Veriut luhet sonte në Stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos, duke nisur nga ora 20:45.