AlbanianSport.com 21.04.2017 16:10
ASNN – Ato që na propozon videoja e mëposhtme, kanë qenë 10 sekonda të çmendura mbi dy rrota dhe që kanë ndodhur në një kampionat motoçiklizmi në Britaninë e Madhe. Duke sfiduar ligjet e rëndesës, 16-vjeçari Viktor Rodrigez ka arritur në njëfarë mënyre, të mbetet mbi motor dhe të vazhdojë garën.
Motoçiklizmi është një sport që dhuron episode të çmendura, që sfidojnë edhe ligjet e rëndesës. Një i tillë ka ndodhur në “British Motostar Championship”, ku, për arsye ende të pashpjegueshme, një pilot i ri ka shmangur rrëzimin. 16-vjeçari Viktor Rodrigez ka arritur në njëfarë mënyre, të mbetet mbi motor dhe të vazhdojë garën.
Natyrisht, këto kanë qenë 10 sekonda të çmendura mbi dy rrota.