AlbanianSport.com 2710/2018 07:55
ASNN – Kilian Mbape po shkëlqen në cdo drejtim. Spikati në Botërorin 2018 në Rusi, ku u shpall “kampion” me “Gjelat” francezë, “kampion” me Paris SG-në, dhe po luan në mënyrë fantastike gjithashtu me skuadrën në Ligën 1 të Francës dhe në Ligën e Kampioneve.
Por së fundmi ai po shkëlqen dhe në fushën e dashurisë, pasi mediat franceze na informojnë se ka krijuar lidhje dashurie me një femër jo dosido, por me “Miss Francën”. Edhe pse është vetëm 19-vjeçar, Mbape nuk po përmbahet, ai ka disa muaj që ka krijuar lidhje me 20-vjeçaren franceze Alisia Ajlies, e cila mban kurorën e Mis Francës.
Vetë çifti nuk e ka konfirmuar ose më saktë nuk e ka bërë zyrtare lidhjen, por mediat në Francë po shkruajnë përditë për dashurinë e tyre.