AlbanianSport.com 14/04/2021 20:55
ASNN – Kultura “adidas” ka marrë formë nga besimi i saj thelbësor “Nëpërmjet sportit, ne kemi fuqinë të ndryshojmë jetë”, si dhe nga stafi i saj të cilët “adidas” i kosideron çelës të suksesit.
Çfarë e bënë një ekip fitimtar – 3 “C”-të
“adidas” është bërë një lider botëror mbi bazat e forta të kulturës së fitores, por që të fitosh nuk mjafton vetëm fuqi fizike. Njësoj si sportistët, ekipet kanë nevojë për fuqi mendore në lojën e tyre. “adidas” nxit mendësinë e sportistit përmes një sërë sjelljesh që janë në thelb të kulturës unike të kompanisë, asaj të 3 “C”-ve:
“Confidence” (Vetëbesimi)
Besimi në vetvete lejon sportistët të marrin vendime të shpejta në fushë për të arritur synimet e tyre. Për “adidas”-in, vetëbesim do të thotë të pranosh që nuk i di te gjitha përgjigjet dhe të jesh i gatshëm të ndermarrësh rreziqe dhe të provosh gjëra të reja. Dështimi është pjesë e të mësuarit dhe ndihmon në përmirësim.
“Collaboration” (Bashkëpunim)
Çdo sportist elitar mbështetet te partnerët e tij: trajnerët, shokët e ekipit dhe dietologët. Së bashku mund të arrijmë të pamundurën. Të fitosh si ekip do të thotë të dialogosh në mënyrë të hapur, të ketë gjithëpërfshirje dhe besim në aftësitë e njëri-tjetrit.
“Creativity” (Kreativitet)
Të qenit kompania më e madhe sportive në botë kërkon kreativitet. Asnjë sportist i madhë nuk e arrin suksesin thjesht duke kopjuar strategjitë e paraardhësve. “adidas” është i hapur për ide të reja dhe eksplorim të të gjitha mundësive, me qëllim zbulimin e epërsive konkurruese.
Të jesh lider është një privilegj që mbart me vete me përgjegjësi. “adidas” e di që performanca, mirëqenia dhe njohuria e punojësve kanë një ndikim të rëndësishëm në imazhin e markës, kënaqësinë e konsumatorit dhe në fund, ecurinë financiare të vetë kompanisë.
“adidas” na jep mesazhin se bota ka nevojë për udheheqës të shkëlqyeshëm, të cilët vazhdimisht zhvillojnë dhe frymëzojnë ekipet e tyre. Kjo kornizë udhëheqësie mbështet fuqimisht kulturën e kompanisë dhe vazhdon të frymëzojë çdo sportist dhe individ, në të gjithë botën.