Vendimi për Serbi-Shqipëri, CAS-i e shtyn për më 12 qershor 2015

Share Button

CAS-ndertesa

AlbanianSport.com 29.05.2015 08:45

ASNN – Shqiptarëve do t’ju duhet të zgjasin akoma pritjen për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri të 14 tetorit të kaluar. Organi më i lartë i drejtësisë sportive ka shtyrë për në datën 12 qershor vendimin e shumëpritur në lidhje me takimin e vlefshëm për Eliminatoret e “Francë 2016”.

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar nëpërmjet një komunikate për shtyp se CAS-i ka vendosur që të shpallë verdiktin për takimin ku huliganët serbë zbritën në fushë duke goditur edhe futbollistët shqiptarë të cilët u bënë më pas viktimë edhe e dhunës nga ana e personelit të sigurisë në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Në komunikatën e FSHF nuk bëhen të ditura motivet e shtyrjes së vendimit që vetë Këshilli i Arbitrazhit Sportiv fillimisht kishte bërë të ditur se do të merrej në datën 29 maj 2015, këtë të premte. Në këtë mënyrë duke përjashtuar ndonjë të papritur tjetër shqiptarët do të njihen me vendimin e shumëpritur në 12 qershor 2015, vetëm një ditë para takimit me Francën në “Elbasan Arena”.

CAS-i ka kërkuar kohë për marrjen e vendimit duke shfrytëzuar deri në limit afatin për dhënien e tij, duke qenë se në 13 qershor 2015 do të luhen edhe takimet e tjera të grupit, Armeni-Portugali dhe Danimarkë-Serbi dhe do të jetë e rëndësishme që skuadrat të jenë në dijeni të klasifikimit.

Shqipëria shpreson të marrë në “CAS” atë që e quan “të drejtën e mohuar” nga Komisionet Disiplinore të FIFA-s, të cilat vendosën që t’i japin ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 Serbisë, të cilës iu hoqën njëkohësisht 3 pikët nga klasifikimi i Grupit I për shkak të akteve të dhunës. Në Arbitrazhin e Lozanës, Shqipëria kërkon marrjen e tre pikëve që do të rrisnin ndjeshëm shanset e ekipit të drejtuar nga De Biazi për të siguruar kualifikimin e drejtpërdrejtë për në “Francë 2016”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh