Nga Frederik Ruço 18.09.2016 21:40
Niko Kote, çiklist i ekipit të Punës së Tiranës(17 Nëntori), shquhej dhe si kurajën që i jepte shokëve në gara kur ato vështirësoheshin. Për këto kontribute që e karakterizonin Nikon, ai ka përfaqësuar Shqipërinë ne garat ndërkombëtare dhe jashtë vendit. Theodhor Kote disa herë Kampion në kërcimin trehapësh dhe së gjati. Theodhori (Todi) kur doli në pension, ai nuk rreshti pa marrë dekorata. Të vazhdosh të kërcesh trehapëshin në moshën mbi 60-vjeçare vetëm një njeri si Todi do ta bënte.
Sportin Todi nuk e ndërpreu për asnjë çast, lidhja e tij me të, i shërbente dhe një sporti tjetër, gjuetisë me çifte, por dhe peshkimit. Todi jepte mësim dhe në muzikë, pa mëditje (para), njëkohësisht ishte anëtar i orkestrës së Operas dhe Baletit shtetëror të Tiranës. Vëllai tjetër, Kristo Kote, kompozitori i mirënjohur dhe dirigjent i Orkestrës së Operas, e ndërsa vëllai Ilia Kote kultivues-agronom, pasues i denjë nga të gjitha tiparet e babait të tij. Ilia kurrë nuk u nda nga rruga e babait te tij.
Ishte dhe është model i emancipimit të kulturës shqiptare në të gjitha fushat. Vajzat e ndritura të Vasilit e të Sofijes nuk ishin vetëm të mirëfillta si femra, por ishin dhe model të shoqërisë, të edukimit familjar, të cilën e përcillnin kudo ku kishte jetë. Jeta e tyre bashkëshortore me partnerët i kultivuan denjësisht tek trashëgimtarët e tyre. Aleksandra, lindur më tetor të 1921, nga mëndja dhe duart e saja rridhnin vetëm mirësi, edukatë, kulturë, pjekuri e çdo gjë e nevojshme për edukim trashëgimor.
Marjana, vajza e dytë, e lindur në Tiranë në Nëntor të 1929 redaktore në gazetën “Zëri i Popullit”. Pranvera (Vera) vajza e fundit në renditje së të ndjerit Vasil Ilija Kote kishte përkrahje nga të gjithë pjesëtarët e familjes, por edhe më gjerë. Vera i ka dhënë e shfaqur, që nga nxënëse e deri sa mbaroi studimet e larta për inxhinieri mekanike. Kudo, ku ajo ndjehesh e prezantuar, shfaqte dhuntitë e saja më të mira që ka një femër me tipare shqiptare, ajo dhe sot është një shembull konkret i familjeve të shëndosha me karakter tipik kombëtar shqiptar.