AlbanianSport.com 27.01.2015 07:55
ASNN – Oltion Drabeja, që në pjesën e parë të sezonit ka qenë me skuadrën koplikase të drejtuar nga Krepi e Duli, duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij ekipi dhe në vazhdim. Sipas faqes në “Facebook” Kategoria e Parë, me 90 %, ai do të firmosë me Veleçikun për të vijuar deri në fund të këtij sezoni me koplikasit.
Por nuk duhet harruar, edhe për shkak të situatave që është duke kaluar skuadra koplikase, teksa janë larguar shumë lojtar, edhe Drabeja ka ofertat e tij. Madje në garë për të fituar shërbimet e tij janë dhe dy ekipe të Kategorisë së Parë. Drabeja, i cili është 22-vjeçar dhe vendlindjen e ka në Shkodër, luan si mbrojtës i majtë.
Në karrierën e tij futbollistike ka qenë tre vjet pjesë e Adës së Velipojës. Më pas për gjashtë muaj ka luajtur në Superligën e Kosovës tek Trepça e Mitrovicës, si dhe gjashtë muaj me Veleçikun. Që do të thotë se është mes ofertave dhe vazhdimit të qëndrimit në skuadrën koplikase.